10.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ramiz Lladrovci e paditë Milaim Zekën /DOKUMENT

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci e ka paditur deputetin e Kuvendit e Kosovës nga Nisma, Milaim Zeka.

Në padinë që e ka siguruar lajmi.net Lladrovci e ka paditur Zekën për shpifje dhe fyerje. Padia është ushtruar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Baza juridike e kësaj padie është Ligji Civil kundër shpifjes dhe fyerjes numër 02/L-65.

Padia ka të bëjë me deklaratën e Milaim Zekës të bërë mbrëmë në Tv Dukagjini. “Ramiz Lladrovci është propozuar kandidat për kryetar të Drenasit përmes shantazheve të cilat ia ka bërë drejtpërdrejt presidentit Thaçi. Ekzistojnë 3 letra me nënshkrimin e Ramiz Lladrovcit të vitit 2003, ku Ramiz Lladrovci e akuzon presidentin Thaçi për vrasjen e Behajdin Allaqit”, ka thënë Zeka.

Përmes kësaj padie, Lladrovci ka kërkuar dëmshpërblim në vlerë prej 100 mijë eurosh nga i padituri ,Milaim Zeka./Lajmi.net/

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles