9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Ramadani: Situata me COVID-19 drejt përmirësimit, shkollat mund të hapen për klasët e para deri në të pesta

Situata me koronavirus në vend po shkon drejt një përmirësimi të lehtë, dhe në bazë të gjendjes epidemiologjike viti i ri shkollor mund të fillojë në shkolla që nga shatori nga klasa e parë deri në të pestën.

Kështu ka deklaruar drejtori i Institut Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK), Naser Ramadani i cili ka raportuar në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Ai tha se viti i ri shkollor 2020/21 ka tri versione që mund të hapen shkollat për nxënësit, por sipas tij problematike do jetë zbatimi i rekomandimeve të dhëna nga IKSHP.

“Skerani më real në bazë të situatës aktuale epidemiologjike është se mundet eventualisht të shqyrtohet mundësia dhe të rekomandohet hapja e parashkollorëve dhe çerdheve të cilat tashmë i kemi lënë në duart e komunave dhe komunat po hezitojnë ta shohin pak vetë se është shumë vështirë me marr vendime dhe shumë vështirë është me vlerësua gjendjen dhe të shihet mundësia e hapjes të klasave të para deri në klasën e katërt eventualisht të pestën si hapje fizike pjesëmarrjes në shkolla. Është bërë një protokol për zbatimin e këtyre masave të rekomanduara që nënkuptojnë bazamentin e mbajtjes së distancës, maskave dhe higjienës personale…Problemet kryesore të hapjes ose jo të shkollave kanë me qenë sa janë shkollat e gatshme me i mbikëqyrë këto rekomandime me i zbatu këto rekomandime që mos me ardhur deri tek shpërthimet epidemike në shkolla të veçanta”, tha ai.

Sipas tij burimi i infeksionit është tek qytetarët që nuk po i respektojnë masat dhe se rreth 70 për qind e burimeve janë familjare.

Ramadani tha se ka një rënie të lehtë të infektuarëve por kjo nuk nënkupton se duhet nga qytetarët të neglizhohen masat e dhëna.

“Mendojmë që situata po shkon kah përmirësimi, është një sinjal i lehtë I rënies..është i lehtë por jo për vetëkënaqësi për neve si Institut është I lehtë të vazhdojmë por jo qytetarët që të lëshojnë masat sepse virusi është këtu”, theksoi Ramadani. /KP/

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles