Site icon Prishtinapress

Ramadani: Dilni në natyrë, por mbani distancën

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, Naser Ramadani, tha se masat që janë ndërmarrë janë vendime parandaluese.

Ai tha se masat parandaluese tani kanë kaluar tek individi dhe duhet tu përmbahemi të gjithë.

Ramadani është pyetur edhe se a do të duhej qytetarët e Kosovës të dalin në natyrë.

Ai ka rekomanduar të gjithë që të dalin sepse sot është koha e mirë, por duke qëndruar 2 metra larg njëri tjetrit.

“Po, ne kemi rekomanduar 2 metra distancë mes njëri tjetrit, ashtu siç jemi edhe ne tash. Por koha është e mirë dhe njerëzit mund të dalin në natyrë. Virusi nuk qëndron në ajër”, ka deklaruar ai për RTK-në.

Ramadani ka lutur të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat e vetë-izolimit dhe të distancës sociale.

Ai po ashtu deklaroi se Kosova do ta kalonte shpejt coronavirusin nëse qytetarët do t’iu përmbaheshin masave.

 

Exit mobile version