4.1 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

Ramadani: Asnjë qytet nuk është lënë anash në situatën me coronavirus, i tërë territori i Kosovës është në mbikëqyrje

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani ka thënë se asnjë qytet në Kosovë nuk është lënë anash në këtë situatë me COVID-19 dhe i tërë territori i Kosovës është në mbikëqyrje.

Ramadani në emisionin Zyra e Ankesave në RTV Dukagjini tha se Prishtina është kryeqytet dhe është top prioritet, e vëmendje të posaçme ka edhe Malisheva për shkak të specifikave.

Por, sipas tij, asnjë qytet i Kosovës nuk është lënë anash në këtë situatë me COVID-19.

Drejtori i IKSHP-së sërish kërkoi nga qytetarët që të zbatojnë rekomandimet në mënyrë që situata me coronavirus të jetë nën kontroll.

I pyetur se kur mund të pimë kafe në kafiterit e kryeqytetit, Ramadani tha se së shpejti por pa precizuar kohën kur.

“… së shpejti edhe në kafiteri”, tha Ramadani, duke mos dhënë kohën e saktë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles