24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Rama mbledh ambasadorët pas tërmetit, veçon mesazhin e ShBA-së dhe ‘thumbon’ BE-në

Kryeministri Edi Rama organizoi një pritje në Pallatin e Brigadave me miqtë e Shqipërisë, ambasadorët e akredituar në Tiranë.

“Kjo përshëndetje asnjëherë nuk më ka tingëlluar më e afërt sesa sonte. Kjo mbrëmje nuk është si të mëparshmet dhe nuk ka si të jetë njëlloj me ato që do ta pasojnë. Kjo mbrëmje ishte në diskutim edhe brenda stafit a duhej apo jo, si vetë zbukurimet dhe dritat festive të qyteteve të prekura nga fatkeqësia dhe të goditura nga dhimbja e rëndë për plot 51 viktima.

Por njëlloj si dritat e festave të fundvitit edhe kjo mbrëmje nuk mund të mos ndodhte. Ju jeni ndjerë dhe treguar po aq shqiptarë sa shqiptarët. Unë e di sesi ju nuk pritët as të zbardhte disa për të na ofruar ndihmë. Nuk kam ndërmend ti publikoj ndonjëherë mesazhet tuaja që vijnë në telefonin tim dhe as nuk i ruaj, por mesazhin e Leyla Moses-Ones  e kam nxjerrë në një folder të veçantë dhe kur im bir 5 vjec sot, Zaho të bëjë pyetjen e parë për SHBA-në, unë do i lexoj atë mesazh për ta prezantuar si shqiptar me Amerikën mike. Ashtu sikundër do të vijë dita kur im bir do të inatoset me BE-në, kush nuk inatoset me BE? Unë do i tregoj heroizmat e atyre burrave dhe grave që zunë në rrezik jetën e tyre për të shpëtuar shqiptarët” tha Rama.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles