Site icon Prishtinapress

Rama: Mbështes idenë e goditur të Thaçit, ta bëjmë kufirin “Shengen”, moment kulmor të vitit të NATO-s

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përshëndetur idenë e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të shpallur vitin 2019 si vitin e NATO-s, në kuadër të 20-vjetorit të ndërhyrjes historike të Aleancës në Kosovë.

I pari i ekzekutivit shqiptar, në një postim në Twitter se ky vit përkon dhe me 10-vjetorin e hyrjes së Shqipërisë në këtë organizatë.

“E përshëndes idenë e goditur të Hashim Thacit për shpalljen e Vitit të NATO-s 20 vjet pas ndërhyrjes historike të Aleancës në Kosovë. Ky vit përkon me 10 vjetorin e Shqipërisë në NATO. Le ta bëjmë ditën e kufirit “Shengen” në Morinë një moment kulmor të këtij Viti të NATO-s”, ka shkruar Rama.

Exit mobile version