Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar lidhur me heqjen e taksës 100 për qind për prodhimet serbe dhe boshnjake nga ana e Kosovës.
Rama me një shkrim në Twitter ka thënë se kryeministri i Kosovës është në rrugën e duhur dhe se nuk duhet të frikësohet për heqjen e taksës.
“Albin Kurti është në rrugën e duhur!Heqja e taksës do jetë dita e parë e tij si kryeministër në zyrë, jo më si lider opozite në zyrën e kryeministrit”, ka shkruar Rama, përcjell Telegrafi.
Po ashtu, ai ka thënë se, “uroj të mos tutet prej sulmeve të ulëta për heqjen e taksës që shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe viktimizoi Serbinë në sytë e botës”.
Kujtojmë se kryeministri Kurti, të premten ka premtuar se nga data 15 mars do të filloj heqjen e taksës.