Site icon Prishtinapress

Rama imiton gazetaren kur pyetet për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë, gazetarja i thotë se ‘të imitosh tjetrin është mungesë edukate’

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën e mbajtur sot në Tiranë, pas takimit që kishte për Mini-Shengenin Ballkanik, ka reaguar më ndryshe kur është pyetur për krimet dhe gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë.

Rama në vend që t’i përgjigjet, bëri një gjest jo shumë të hijshëm, duke e imituar gazetaren, për siç tha “për shkak të ndërhyrjes që ajo po i bënte”, por gazetarja nuk e la me aq, i thotë Ramës se “se të imitosh tjetrin është mungesë edukate”.

Pas kësaj Rama ka reaguar sërish, duke i thënë gazetares se po bënte pyetje patetike dhe ka vazhduar më tutje duke e pyetur se “çfarë është kjo pyetje”

Përgjigja e gazetares ishte sërish pyetja e njëjtë që “Serbia nuk ka njohur krimin dhe gjenocidin që ka bërë në Kosovë ndaj shqiptarëve”.

https://video.gjirafa.com/21219-rama-2-mpg

 

 

 

Exit mobile version