4.1 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

Rama flet për mundësinë e një karantine të dytë për shkak të COVID-19

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka hedhur poshtë mundësinë e rikthimit të një karantine për shkak të pandemisë me coronavirus.

Ai gjatë një komunikimi me qytetarë në Facebook ka bërë të ditur, se megjithatë një gjë e tillë do të varet nga sjellja e qytetarëve dhe numri i rasteve me përfundim fatal si pasojë e sëmundjes.

“Sot nuk shoh një mbyllje të dytë në horizont, por nëse të gjithë njerëzit nuk bëjnë detyrën, fatkeqësisht kjo mund të vijë. Nuk ka një mbyllje të dytë në mendjen time dhe nëse shifrat s’na e imponojnë, nuk do të ketë një mbyllje të dytë”, u shpreh Rama.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 149 raste të reja me coronavirus, 4 viktima dhe 139 të shëruar.

Deri më tash në Shqipëri janë konfirmuar 14.266 raste, prej tyre 8.675 janë shëruar, 5.195 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 396 persona.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles