Rama e paralajmëroi dje, Greqia miraton zgjerimin në Detin Jon: E drejtë e patjetërsueshme e jona

0
44

Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, ka deklaruar sot se ka miratuar dekretin presidencial për mbylljen e gjireve dhe ndërtimin e vijave bazë në rajonin e Detit Jon dhe Ishujt Jon. Sipas njoftimit, dekreti hyn në fuqi që sonte.

Kujtojmë se përcaktimi i vijave bazë në rajonin e Detit Jon dhe mbyllja e gjireve, si dhe zgjerimi i ujërave territoriale në Detin Jon, hapin rrugën për hartimin e marrëveshjes Greqi-Shqipëri, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve, është rënë dakord gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, në Tiranë, dhe takimit që ai pati me Kryeministrin shqiptar, se çështja mbetet e hapur nga viti 2009, kur Greqia nënshkroi një marrëveshje për zonën detare, e cila u anulua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Pas vizitës së ministrit të Jashtëm grek në Tiranë, Nikos Dendias, Kryeministri Rama tha se të dyja vendet do t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për çështjen e kufirit detar dhe Zonave Ekskluzive Ekonomike.

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme Greke

Me botimin e tij në Gazetën Qeveritare, Dekreti Presidencial mbi mbylljen e gjireve dhe ndërtimin e vijave bazë në rajonin e Detit Jon dhe Ishujt Jon deri në Kepin Tainaro në Peloponez hyri në fuqi sot.

Dekreti Presidencial u lëshua në përputhje me ligjin ratifikues të Konventës së Kombeve të Bashkuara 1982 mbi Ligjin e Detit. Është një hap i domosdoshëm për procesin e zgjerimit të zonës bregdetare të vendit në zonën e mësipërme, veprim i cili, sipas Konventës, është një e drejtë e patjetërsueshme e vendit.

Dekreti i Presidentit thekson se Greqia rezervon të drejtën të ushtrojë të drejtat e saj përkatëse në rajonet e tjera të territorit të saj, pasi ato rrjedhin nga Konventa për Ligjin e Detit, e cila pasqyron të drejtën zakonore ndërkombëtare.

Greqia, e vendosur në mënyrë rigoroze për mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare, përfshirë ligjin e detit, gjithmonë vepron në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.