Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ashpërsuar masat si pjesë e planit për të parandaluar përhapjen më të madhe të virusit COVID-19.
Ai ka thënë se duke nisur nga sot çdo ditë në vijim pas orës 18.00 do të ndalohet edhe lëvizja me këmbë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Po ashtu, nga nesër, me urdhër të ministres së Shëndetësisë do të hyjnë në fuqi gjoba edhe për këmbësorët dhe për ata që ulen në parqe apo mjedise të tjera të hapura.
Rama tha se shëtitjet nuk janë domosdoshmëri jetike në këtë kohë lufte dhe uljet nëpër parqe janë të palejueshme.
“Më shani e talluni me mua sa të doni, s’ka asnjë problem, po mos diskutoni dhe aq më keq thyeni rregullat”, shkroi Rama.