Site icon Prishtinapress

Rafet Jashari u kërcënua, mirëpo po tenton t’ia marrë kësaj kompanie mbi 20 mijë euro

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Postës së Kosovës, Rafet Jashari ka marrë një kërcënim verbal

Policia e Kosovë, tregojnë se Jashari është kërcënuar nga këshilltari i tij, Mentor Beqiri. Të njëjtit ndodhen në stacion të policisë duke u intervistuar.

Nuk dihet pse ka ardhur deri të kërcënimi, mirëpo hetuesit policor janë duke e trajtuar këtë rast.

Pak ditë më parë, Rafet Jashari, mori bekimin e Bordit të Postës së Kosovës për të drejtuar këtë kompani si ushtrues detyre.

Kjo pas shkarkimit të kryeshefit të deritanishëm Xhevdet Smakiqit.

Por Rafet Jashari ka disa ‘hesape” të pa zgjidhura pikërisht me ndërmarrjen që tashmë e drejton.

Ka disa vjet që ky po kërkon një shumë të konsiderueshme parash pikërisht nga kjo kompani që nuk i ka punët mirë financiarisht.

Për këtë është zhvilluar edhe një proces i gjatë gjyqësor.

Përfundimisht Jashari po kërkon mbi 20 mijë euro nga Posta dhe nga Telekomi i Kosovës.

Rafet Jashari në vitin 2011 kishte paditur Postën dhe Telekomin e Kosovës pasi sipas tij ishte larguar kundërligjshëm nga pozita e Drejtorit të Postës që atëherë ishte pjesë e PTK.

Media ka siguruar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë të nxjerr 17.05.2021, në të cilin shpall fitues Rafet Jasharin.

Kështu Posta dhe Telekomi në bazë të vendimi të marrë me 5 maj të këtij vitit është e detyruar t’ia kompenzoj 20 mijë e 249 euro të pagës për një periudhë 2 vjeçare.

“Detyrohen të paditurit, Posta e Kosovës sh.a. Prishtinë dhe Telekomi i Kosovës sh.a. Prishtinë që paditësi në mënyrë solidare të kompensojmë ndryshimin e diferencës në pagë për periudhën kohore prej datës 03.092021 deri më 06.02.2012në shumë prej 13.321.39 euro, në emër të kamatës 928.41 euro ndërsa nga data 31.12.2021 e tutje kamatën ligjore deri në pagesë definitive dhe në emër të diferencës të kontributeve të paguaj në trustin pensionale në emër të paditësit shumë prej 3.389.4 euro, dhe Tatimin Administratës Tatimore të Kosovës në afat prej 7 ditësh nga dita e pranimi të aktgjykimit nën kërcenim të përmbarimit më dhunë”, thuhet në aktgjykimin.

Po ashtu Posta është e detyruar që të kompensoje shpenzimet e gjykatës të cilat përfshijnë shumën mbi 1 mijë e 500 euro.

Tani sipas burimeve brenda Postës, Jashari është duke bërë presion që të marrë këto para, edhe pse Posta është në një gjendje të rëndë financiare.

Media ka kontaktuar me Rafet Jasharin për të mësuar më shumë detaje por i njëjti nuk ka dhënë asnjë përgjigje deri në momentin e publikimi të teksti.

Jashari në një përgjigje në telefon ka thënë se aktualisht është një takim dhe nuk mund të flas, dhe se pyetjet të dërgohen me shkrim, por i njëjti nuk ka kthyer asnjë përgjigje edhe pasi pyetjet i janë drejtuar me shkrim.

Rafet Jashari nga qershori i vitit 2008 deri në korrik të vitit 2010 ishte Drejtor i Postës së Kosovës, njësi kjo që ishte në kuadër të PTK. Por ai ishte larguar nga puna me arsyetimin se kishte shkelur detyrat zyrtare.

Konkretisht ai ishte larguar nga puna pasi pretendohej se kishte shpërndarë informata konfidenciale në mënyrë të paautorizuar, duke vepruar në kundërshtim me rregullat e korporatës.

Mirëpo sipas Gjykatës ky raport nuk është dorëzuar asnjëherë nga Posta dhe Telekomi i Kosovës.

Pas fitimi të rastit Jashari ishte kthyer përsëri në punë në shkurtë të 2012.

Kujtojmë që Rafet Jashari u emëruar përsëri drejtor i Postës, nga bordi i emëruar nga Qeveria Kurti.

Exit mobile version