Site icon Prishtinapress

Qytetari e pyet Shpend Ahmetin si kaloi në ndejë me zyrtarët e PDK-së, ja si përgjigjet ai

Zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, Uran Ismaili e Abelard Tahiri bashkë me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe ish-zyrtarin e PSD-së, Dardan Sejdiu, në një video të publikuar dje janë parë bashkë një tavolinë.

Ata janë mbledhur në një ndejë pikërisht në kohë pandemie, në kohën kur kërkohet që të mos ketë tubime.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në një koment në Twitter është pyetur rreth kësaj ndeje, por ka zgjedhur që të përgjigjet me ironi, shkruan Reporteri.

Ahmeti derisa ka bërë një postim për 8 futbollistë prishtinas që dolën pozitiv me COVID-19, nga një qytetar është pyetur se si i shkoi ndeja me zyrtarët e PDK-së.

“Qashtu si ty twitteri”, ka shkruar shkurt Ahmeti.

Exit mobile version