Mbyllja e kafiterive dhe restoraneve, po bënë që kryeqytetasit ta shijojnë më shumë natyrën në hapësirat publike.
Sot kur edhe koha kafilluar të ngrohet më shumë dhe të ketë temperatura më të larta, frekuentimi i hapësirave publike nga qytetarët vërehet më shumë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Gjatë ditës dhe sidomos kur moti merr me diell, në parqet që janë te rregulluara brenda qytetit, qytetarët kalojnë kohë të gjatë duke bërë që hapësirat publike të shfrytëzohen dhe të jenë në shërbimtë tyre, për çka edhe janë rregulluar.
Të kontaktuar nga gazeta, disa qytetarë thonë se poshijojnë natyrën dhe po respektojnë masat anti-covid, të përcaktuara nga instutucionet përgjegjëse.
“Dalim shpesh këtu dhe në parqet tjera të qytetit, kalojmë kohën me shoqëri dhe po e mirëpresim ndryshimin e kohës pasi që po i afrohemi verës dhe do të jetë më ngrohtë”, thekson një qytetar që kishte dalur aty me disa shokë të tij.
Ndryshe, mbyllja e lokaleve, retoraneve dhe kafiterive, ka bërë që qytetarët më shumë po orientohen nëpër parqe dhe hapësira të gjelbëruara, duke shijuar kështu natyrën në hapësira publike. /Veriu.info/