13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Qytetarët kërkojnë shfuqizimin e vendimit të BQK-së për shtrenjtimin e sigurimeve

Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për ngritjen e çmimeve 26 për qind për sigurimin e automjeteve po kundërshtohet edhe nga qytetarët e vendit, të cilët shprehen se ky vendim është i pa drejtë dhe i papërballueshëm.

Kundër vendimit për shtrenjtimin e sigurimeve shprehet qytetari Bajram Canolli, i cili thotë për KosovaPress se në përgjithësi qytetarët nuk do të mund ta përballojnë këtë ngritje, andaj kërkon masa urgjente për ta shfuqizuar.

“Mirë s’është, po nuk po na vesin asgjë. Për ata të mëdhenjtë(politikanët) falë është, por për neve është i shtrenjtë”, theksoi Canolli.

Ndërsa, qytetari Fahri Sadriu kërkon nga rregullatori, në këtë rast nga BQK, që ta shfuqizojë vendimin për ngritjen e çmimit të sigurimeve.

“Mendoj se duhet pezulluar edhe nëse janë delegatë që kanë marrë betimin e sovranit duhet punuar për sovranin dhe të shfuqizohet”, deklaroi Sadriu.

Shtrenjtimi i sigurimeve është i papërballueshëm edhe për qytetarin Haki Kasumi, i cili kërkon tërheqjen e këtij vendimi.

“Nuk mbet asgjë pa u rrit, prandaj edhe kjo rritje është në frymën kur nuk ka kushte dhe mundësi reale, as poseduesi i veturës apo kushdo qoftë t’i përballoj këto rritje, të cilat për mendimin tim s’kanë logjikë dhe do të ishte mirë që të kthehet ose të rritet në një përmasë 5%, por jo 30%. Kjo është e pa pranueshme”, tha Kasumi.

Edhe Nazlie Behadini, qytetare, thotë se ngritja prej 26 për qind e sigurimeve të automjeteve është e lartë.

“Sigurisht që për xhepin e një kosovari, me këto paga që i kemi është rritur bukur shumë dhe mendoj se duhet të kenë pak parasysh çmimoren që ata e kanë vendosur, besoj që është e lartë, por duke marrë parasysh se vërtet nuk kanë mundësi me këto rroga me këto paga, besoj që është e lartë”, tha Behadini.

Edhe Nazmi Vllasaliu mendon se kjo ngritje është e padrejtë nga ana e BQK dhe kompanive të sigurimit.

“Ngritja e sigurimit është e pa drejtë për shkak se mjaft ka qenë e shtrenjtë”, theksoi Vllasaliu.

Kujtojmë, se më 22 nëntor është paralajmëruar të mbahet një protestë nga një grup në Facebook “Merakli të kerreve”, ndërkaq protesta tjetër është paralajmëruar për datën 23 nëntor nga “Speedomaniaks”. Të dy këto protesta pritet të mbahen para BQK-së.

Ndryshe, BQK kishte marrë vendim për shtrenjtimin e sigurimeve më 1 nëntor, ndërsa në fuqi ka hyrë më 15 të këtij muaj, raporton KosovaPress.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles