18 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Quni për rastin me vaksinat: Ky është vetëm fillimi – ende asgjë s’keni parë

Ish-ministri i Mbrojtjes, njëherësh deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka reaguar lidhur me rastin e zvarritjes të kontratës me Pfizer për sigurimin e vaksinave anti-Covid.

Përmes një postimi në Facebook, Quni përmendi rastin e 1.4 milion eurove nga kompanitë fantome në Prizren, e po ashtu hetimin që nisi Prokuroria ndaj gazetës online “Insajderi” për zbulimin e rastit të vaksinave.

“Për një javë. Java nisi me zhvatjen e 1.4 milion eurove nga kompanitë fantome në Prizren, vazhduan me mbylljen e zyreve të partive politike në Prizren, dhe për fundjavë u munduan të linçojnë dhe frikësojnë mediat kinse për “mbrojtje të sekretit shtetëror”.

“Ky është vetëm fillimi. Ende asgje skeni parë. Ngrite zërin, mos hesht”, shkroi ai në Facebook.

Ndërkaq, PDK ka kërkuar nga Kurti që të jap sqarime për siç ka thënë dështimin e qëllimshëm të nënshkrimit të kontratës për vaksinat anti-COVID.

“Ky dështim është i qëllimshëm, atë që parë dje nga ministri I Shëndetësisë, Arben Vitia dhe zyrtarët e qeverisë, ai arsyetim është i paqëndrueshëm. Ne kërkojmë sot nga kryeministri Kurti dhe nga ministri Vitia që të dalin para qytetarëve të Kosovës, të jenë transparent, të jenë të qartë se pse ka dështuar ky furnizim i vaksinave në Republikën e Kosovës. Sot shtetet në botë janë në garë për të siguruar vaksinat, sepse janë në garë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve të Kosovës. Te ne numri i vdekjeve po rritet çdo ditë”, tha Abelard Tahiri në konferencë për media.

Ndërkaq, Prokurori i Shtetit ka njoftuar të shtunën se ka autorizuar Policinë e Kosovës në marrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, në pajtim me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për të iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, ndaj gazetës online Insajderi.

Gazeta Insajderi, të premten publikoi një shkrim rreth procesit të sigurimit të vaksinave kundër coronavirusit në Kosovë, si dhe korrespondencën ne mes të ministrit të Shëndetësisë dhe zyrtarëve tjerë, me përfaqësuesit e kompanisë Pfizer.

Në tekstin e publikuar thuhet se ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka refuzuar nënshkrimin e një kontrate me Pfizer, dhe se për pasojë është shtyrë furnizimi me vaksina nga kjo kompani.

Ndaj kësaj pati reagime të ashpra edhe nga shoqëria civile.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles