Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, në fjalimin e tij në Kuvend ka thënë se kryeministri Albin Kurti, e ka edhe një mundësi që ta pranojë ofertën e LDK-së, dhe të vazhdohet koalicioni qeverisës.
Quni ka thënë se Kurti duhet ta rishqyrtojë ofertën e LDK-së, gjatë pauzës.
“Albin brenda orës së pauzës rishqyrtoni ofertën e LDK-së, është mundësi e mirë, unë do e bëjë të pamundurën nëse i rishikoni vendimet, pasi të merret pauza do ta takoj Isa Mustafën dhe do të bisedoj me të gjithë deputetët që ta tërheqin mocionin nëse e ktheni Veliun në punë”, deklaroi ai.
Quni tha se LVV nuk duhet ta humb një partnerë besnik sikur LDK.