18 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Qumështi i Komunës së Prishtinës brenda një viti me çmime shumë dalluese

Herë me çmim të tregut e herë ndër të bleu qumësht viteve të fundit Komuna e Prishtinës.

Komuna e Prishtinës në disa kontrata blen qumësht. Ky produkt blihet për punëtorët e komunës (zjarrfikësit, nëpunësit e arkivave, bufe) dhe për nxënësit e shkollave nga klasa e I-IV.

Qumështi për nxënësit viteve të fundit është blerë duke e prishur konkurrencën në treg, ose fiks edhe një herë më lirë se çmimi i tregut, ndërsa për nevojat tjera, qumështi është blerë në çmim të tregut.

Qumështi i lirë u ble kryesisht nga kompania Devolli, shkruan prishtinapress.eu

Furnizimi me qumësht është bërë brenda një viti me dy kontrata të ndryshme, çmime shumë dalluese.

Në tenderin ‘Furnizim me qumësht për punëtorët e Komunës”, i cili është realizuar në vitin e kaluar, 1 litër qumësht ka kushtuar 0. 73 centë me TVSh. Në këtë tender Komuna ka blerë 129600 litër qumësht, në vlerë prej 94 mijë e 608 euro.

Po ashtu, në vitin e kaluar komuna ka realizuar edhe tenderin “Furnizim me artikuj ushqimor për nevojat e Kuzhinës të Institucioneve Parashkollore në Prishtinë”. Në këtë tender janë paraparë 39 mijë e 600 litra qumësht me një çmim prej 33,264.00 euro, ose 84 centë për një litër.

Çmimi dallues i qumështit për nxënësit

Më datë 16.10.2015, komuna e Prishtinës e pati realizuar tenderin e parë për “Furnizimi me qumësht për nxënësit e shkollave – niveli i ulët prej klasës se I–V”. Për këtë tender patën ofertuar 4 kompani, por kontrata ishte lidhur me “Devolli Grup”.

Oferta ishte 10 cent për një pako 0.25 ml, ose 40 centë për 1 litër me 4 paketime që ishte për gjysmë ndër çmimin e tregut, përjashtuar paketimi dhe distribuimi. Komuna për një muaj ka paguar 40,761.00 euro, ndërsa oferta më e shtrenjte për një muaj ka qenë 158,967.90  euro. Komuna e Prishtinës dhe “Devolli Grup” e patën arsyetuar këtë çmim të ulet lidhur më atë se produkti ishte promovues, meqë kompania kishte hyrë për herë të parë në treg me paketim 0.25 ml.

Tenderi tjetër ishte lidhur me kompaninë e njerëzve të Devollëve, kompaninë “Arbazen” LLC. Kontrata ishte lidhur me datë 10. 01 .2018 dhe ka pasur validitet deri para pakë muajve. Vlera e kontratës ka qenë  733,698.00 euro. Sasia e qumështit ka qenë 3 milionë e 668 mijë e 490 litra. Që për një pako 0.25 ml ka kushtuar rreth 20 centë, ose rreth 80 centë 1 litër në 4 paketime.

Tenderi i ri për qumësht më i lartë se i fundit e shumë më i lartë se i pari

Zyra e Prokurimit në Komunën e Prishtinës në fund të vitit të kaluar kishte hapur tender të ri për furnizim me qumësht për nxënësit e shkollave I –IV. Por, i njëjti nuk u realizua, pasi oferta që pranoi komuna ishte më e lartë se parashikimet. Andaj, Komuna që disa muaj nuk po shpërndanë qumësht në shkolla.

Edhe në këtë tender kriter kryesor është vendosur “çmimi më i ulët”. Kohëzgjatja e kontratës ishte shënuar se do të jetë 6 muaj. Vlera e parashikuar e kontratës vetëm për gjashtë muaj ishte paraparë të jetë 375.000,00 euro, që për një vit arrin në 750.000,00 euro. Pra, komuna kishte planifikuar të paguante mbi 16 mijë euro më shumë se sa kontrata e cila skadoi në shkurt të këtij viti.

Derisa nxënësve ende nuk u është shpërndarë qumësht në këtë vit, kryetari Shpend Ahmeti ka thëne se po mendon të lidhin një marrëveshje me kompaninë Devolli për këtë punë, pa hapur tender.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles