15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Qorrolli: Tri arsye pse nuk mund të ketë koalicion LDK-VV

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje iniciativën për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj e filluan me mbledhjen e nënshkrimeve për mocionin e mosbesimit, për të vazhduar me takime të ndryshme. Mirëpo, ende nuk është arritur një marrëveshje politike mes tyre.

Ndonëse u panë bashkë në takime të shumta, kreu i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i LVV-së, Albin Kurti, ende nuk kanë arritur të vendosin nëse do të bëjnë koalicion parazgjedhor, ani pse në deklaratat e tyre pas takimeve thuhej se janë duke folur për programet zgjedhore që kanë këto parti.

Njohësi i zhvillimeve politike Vigan Qorrolli, ka përmendur tri elemente që sipas tij Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të kenë bashkëpunim mes vete.

Qorrolli në televizionin Dukagjini ka thënë se janë tri elemente kyqe që i ndajnë këto parti.

“E para është rivaliteti i tyre i hershëm politik, pasi që zoti Albin Kurti ka qenë në krye të dinamikës politike dhe mposhtëz i zotit Mustafa në krye të komunës së Prishtinës. Pra Kurti ka qenë një lloj hisedari politik i fitores së Shpend Ahmetit në krye të komunës së Pirshtinës. Ky lloj inercioni politik dhe kjo lloj kataklizme politike nuk harrohet lehtë sidomos nga një politikan i rryer me përvojë siç është zoti Mustafa, dhe ai nuk ia fal siç thotë populli dakikun për këtë gjë.
E dyta është kandidatura për kryeministër. E dini mënyra e zgjedhjes së zotit Isa Mustafa në krye të LDK-së ka treguar që ai është një politikan i pjekur dhe shumë i ftohtë, dhe jo emocional siç janë disa liderë të partive tjera. Kjo pasi që ai e ka pritur deri në momentin e fundit konsensualitetin rreth figurës së tij për t’u rizgjedhur në krye të LDK-së. Tani meqenëse e ka fituar LDK-në, ai kërkon që një emër i dalë vetëm nga goja e tij të jetë kandidatë i LDK-së për kryeministër. Ka gjashtë kandidatura brenda LDK-së që kanë aspirata dhe luftë të ashpër brenda vetës për t’u bërë kandidatë për kryeministër, dhe kjo është sigurisht një lloj karremi mes LDK-së dhe Vetëvendosjes”, ka thënë ai përcjell Telegrafi.

Ndër të tjera Qorrolli ka thënë se elementi i tretë është edhe pazari që LDK ka gjasa të bëjë me PDK-në.

“Sipas të gjitha sondazheve LVV dhe LDK prijnë në opinionin publik për të dal i pari. Kështu që ka një lloj rivaliteti në start të fushatës për t’i bërë ball njëra tjetrës. Prandaj edhe elementi i tretë që i përqanë më së shumti ata është se përmes tyre mund të jetë një parti që ka qeverisur këto 11 vite, dhe është PDK. Ju nuk do ta besoni por PDK është karrem i fortë për LDK-në sepse këta kanë bashkqeverisur, dhe zoti Isa Mustafa po pret të shkojë vetëm në zgjedhje, të mos e përfshijë LVV-në, sepse ai nuk e ka fshehur asnjëherë ambicjen e tij për President të Republikës. Tashmë ata nuk janë të gatshëm për t’i ndarë postet si me thikë pra tri pozitat kryesore shtetërore për t’i ndarë në koalicionet parazgjedhore. Por, Mustafa pret që përfundimi i mandatit të Presidentit Thaçi ta fus atë në një pazar të ri. Prandaj, PDK, meqenëse e udhëheq Thaçi Presidencën, pra do të futet në pazar. Është një lloj matematike që mund të zbërthehet më tutje. Mirëpo cilado Qeveri që do të dalë nga zgjedhjet, do ta ketë vetëm një detyrë. Nuk do ta ketë as luftën kundër korrupsionit, as zhvillimin ekonomik, por do ta ketë vetëm dialogun me Serbinë”, ka thënë ai.

Ndryshe, Mustafa këto ditë është takuar edhe me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, si dhe me kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmeti, me të cilët ka biseduar për situatën aktuale në vend.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles