3.8 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria thotë se AKI do të bëhet së shpejti me drejtor, njohësit kërkojnë që ai të jetë i pavarur nga politika

Presidenti dhe kryeministri i Kosovës po shkelin ligjin për Agjencisë e Kosovës për Inteligjencë duke e lënë këtë institucion pa drejtor për më shumë se tre muaj. Në Qeverinë e Kosovës thonë se kryeministri Albin Kurti, dhe presidentja Vjosa Osmani, kanë shtuar konsultimet lidhur me këtë çështje dhe se shumë shpejtë do të emërohet drejtori i ri. Ndërsa njohësit e fushës presin që kryespiuni të jetë një person i pavarur nga politika.

Ani pse ligji kërkon që shefi i ri i AKI-së të zgjedhet brenda 20 ditë pune nga dita kur pozita e lirë, institucionet ende nuk janë marrë vesh për emrin e ri, që prej 17 dhjetor të vitit 2020 kur kjo pozitë ka mbetë e lirë me shkarkimin e drejtorit të atëhershëm Kreshnik Gashi.

Ligji për AKI-në specifikon se “presidenti i Republikës së Kosovës së bashku me kryeministrin, emërojnë së bashku drejtorin e AKI-së brenda 20 ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë”.

Ndërsa tani janë 22 ditë prej kur Kurti po udhëheqë Qeverinë e Kosovës dhe ka më shumë se një javë prej kur Vjosa Osmani është në drejtim të Presidencës por ende nuk është bërë i ditur emri i drejtorit të ri të AKI-së.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu tha se po punojnë që kjo çështje të përmbyllet sa më parë që është e mundur.

“Siç e dini edhe ju emërimi i drejtorit të AKI-së bëhet në bashkëpunim me konsultim me kryeministrin dhe presidenten e vendit, zonja Osmani. Ne jemi shumë të vetëdijshëm për seriozitetin dhe ndjeshmërinë e kësaj çështje dhe po mundohemi dhe po punojmë në vazhdimësi që kjo të përmbyllet sa më parë. Tash që kemi një presidente në zyrë që nga ai momenti presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti kanë shtuar konsultimet e tyre në këtë drejtim, dhe besoj që shumë shpejt do bëhet publik dhe do emërohet drejtori i ri i AKI-së”, tha ai.

E drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj thotë për kp se tash kur vendi ka zgjedhë institucionet e reja, duhet që sa më parë të emërohet drejtori i ri i AKI-së, për të cilin thotë se duhet të jetë një person me kredibilitet e integritet profesional.

“Me vet faktin që Kosova është për muaj të tërë pa këtë pozitë, besoj që me vet faktin që institucionet i kemi të formuara, qeverinë dhe kemi të zgjedhur presidentin e ri, një ndër detyrat e para të presidentes aktuale dhe të kryeministrit aktual do të ishte që të caktojnë një person i cili ka kredibilitet, integritet profesional, personal, është i pavarur politik në këtë pozitë, në mënyrë që këtë vakum institucional këto dy institucione ta plotësojnë. Është obligim ligjor i cili besoj që duhet të përmbushet sa më shpejtë që është e mundur”, thotë Miftaraj.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles