Ministri Shëndetësisë i Serbisë, Zllatibor Llonçar ka marr vendim për shkarkimin e Driton Salihut i cili ishte drejtor i deritanishëm në Shtëpinë e Shëndetit në Komunën e Preshevës. Salihu në një postim në Facebook ka thënë se nuk ka marr asnjë arsye për shkarkimin e tij.
Sipas tij në këtë pozitë tani është emëruar mjeku serb, Boban Spasiq.
“Siç e dini isha i vetmi drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në gjithë Republikën e Serbisë që i përkasë kombësisë shqiptare, ndërkaq kompetencat për drejtoriatin e këtij institucioni janë bartur vite më parë në pushtetin qendror të Serbisë në Beograd. Ushtrues detyre i drejtorit është emëruar në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë Boban Spasiq”, ka shkruar ai.
Lexo postimin e plotë:
Sot, me një vendim të ministrit të Shëndetësis z. Lonçar pa asnjë arsye jam shkarkuar nga posti i drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit “Presheva” në Preshevë.
Siç e dini isha i vetmi drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në gjithë Republikën e Serbisë që i përkasë kombësisë shqiptare, ndërkaq kompetencat për drejtoriatin e këtij institucioni janë bartur vite më parë në pushtetin qendror të Serbisë në Beograd. Ushtrues detyre i drejtorit është emëruar në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë Boban Spasiq.
Shfrytëzoj rastit t’i falënderoj të gjithë stafin mjekësor të shtëpisë së shëndetit për bashkëpunimin e frytshëm këto vite sa isha udhëheqës i këtij institucioni.
Gjithashtu falënderoj gjithë pacientët si dhe qytetarët e Komunës së Preshevës për përkrahjen në këto situata të rënda gjatë pandemisë globale me Covid-19.Zoti ju ruajt. Ruajeni shëndetin.