18 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria paguan 2.4 milionë euro për qira në vit

Rreth 2. 4 milionë euro në vit i kushtojnë buxhetit, institucionet e shtetit që veprojnë në objekte private.

Zyra Kombëtare e Auditimit e cila tash e dy vite është duke punuar në objekte private, paguan 170 mijë euro në vit për qira.

Drejtori administrativ në Zyrën Kombëtare të Auditimit, Imri Semetishti thotë se janë detyruar të punojnë në objekt privat pasi që nuk ka hapësirë të mjaftueshme shtetërore.

“I kemi trokit të gjitha dyert e institucioneve kompetente, nuk kanë arrit – natyrisht në mungesë të kapaciteteve – të na gjejnë një zgjidhje”, deklaroi ai për Klan Kosova.

Si ky institucion ka edhe shumë të tjerë që shtetit po i kushtojnë rreth 2.4 milionë euro në vit.

Listës së qirasë më të shtrenjtë i prinë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, që shfrytëzon të njëjtin objekt me Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë – të dyja paguajnë nga 28 mijë euro në muaj.

Çmimet e qirasë nuk janë zbutur as gjatë kohës së pandemisë si ndihmë për buxhetin e shtetit.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles