Site icon Prishtinapress

Qeveria në detyrë ende nuk ka marrë vendim për Pakon e Emergjencës Fiskale

Qeveria ende nuk ka marrë vendim lidhur me pakon e propozuar nga Ministria e Financave.

Përkundër që bizneset dhe sektori privat po presin ndihmën e shtetit, qeveria ende nuk ka marr ndonjë vendim përveç se ka propozuar 170.6 milionë euro, si pako emergjente për të tejkaluar situatën e krijuar pas shfaqjes së virusit COVID-19.

Por se kur do të dërgohet kjo pako në qeveri, ende nuk dihet.

Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, përmes telefonit tha për KP se akoma nuk dihet se kur kjo pako do të dërgohet në qeveri e krejt kjo për shkak të situatës aktuale.

Kryeziu theksoi se në momentet e parë që do të merret një vendim për këtë propozim, do të bëhet menjëherë publike.

“Një herë për njëherë është e paqartë, nuk kam informacion dhe nuk e di në cilën mbledhje të qeverisë ka me u propozuar, ky propozimi i ministrit të financave dhe në momenti e parë që do të merret një vendim do të bëhet publik menjëherë”,deklaroi Kryeziu.

Gjatë ditës së djeshme, Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka propozuar një pako prej 170.6 milionë euro, për tejkalimin e krizës e cila është krijuar me pandeminë COVID-19.

Në këtë pako nuk është paraparë sektori i mediave, gjë që po kundërshtohet nga ekspertë të ekonomisë dhe akterë tët jetë politikë e shoqëror në vend.

Sektori i mediave, ashtu sikurse edhe ai shëndetësor, e i sigurisë, po vlerësohen si më të nevojshmit për situatën e krijuar në Kosovë.

Exit mobile version