8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria ndan rreth 11 milionë euro për implementimin e pakos emergjente fiskale

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndajë 10.9 milionë euro për implementimin e pakos emergjente fiskale.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate dërguar medieve.

“Me kërkesë të Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe në pajtim Rregulloren e Punës së Qeverisë, është mbajtur mbledhja korresponduese (mbledhja elektronike) e 32 e Qeverisë, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për zbatimin e Pakos Emergjente Fiskale”, thuhet në komunikatë.

“Në harmoni me Ligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2020, Ministria e Financave dhe Transfereve, ka kërkuar nga Qeveria që të aprovojë vendimin për ndarjen e 10,900,000.00 eurove për zbatimin e Pakos Emergjente Fiskale të aprovuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës me vendimin e datës 30 mars 2020”, thuhet më tej.

Prej 10.9 milionë sa janë ndarë total, 9.4 milionë euro janë për Ministrinë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike dhe 1.5 milionë euro për Ministrinë e Financave dhe Transfereve.

Mjetet e ndara do të merren nga kontigjenca në Ministrinë e Financave dhe Transfereve në kategorinë e shpenzimeve dhe mallrave dhe nga kategoria e subvencioneve dhe transfereve.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles