19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria ndan 250 mijë euro për përkrahjen e Koalicionit global kundër terrorizmit

Qeveria në detyrë në mbledhjen e së premtes ka marrë vendim për ndarjen e 250 mijë euro për Koalicionin global kundër terrorizmit, nga fondi i shpenzimeve të paplanifikuara.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj tha se Kosova mbështet Koalicionin global kundër terrorizimit.

“Kosova është e rreshtuar përkrah SHBA-së në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë”, tha Haradinaj.

Ai tha se implikimi i shtetasve të Kosovës në ISIS ka shkaktuar pasoja dhe siç tha ai ka shtetas të Kosovës të vrarë atje.

“Duke qenë palë e prekur e ndiejmë… si vend i vogël por i vendosur për luftë kundër terrorizmit”, tha Haradinaj, duke i falënderuar të gjitha ata që kanë ndihmuar që të kthehen shtetasit e Kosovës nga vatrat e krizës.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles