Site icon Prishtinapress

Qeveria Hotin uron presidentin e ri të SHBA-së, Joe Biden

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka uruar presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Hoti ka thënë se pret që të forcojnë edhe më shumë miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i shpreh urimet e mia Presidentit të zgjedhur Joe Biden dhe Kamala Harris, për fitoren e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pres që të forcojmë edhe më shumë miqësinë tonë të përhershme me Shtetet e Bashkuara dhe të vazhdojmë punën tonë së bashku për njerëzit tanë dhe në shërbim të vlerave tona të përbashkëta”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ndryshe, presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka lëshuar një komunikatë, përmes të cilës falënderon popullin amerikan për përkrahjen.

“Jam i nderuar nga besimi i popullit amerikan që e kanë në mua dhe zëvendëspresidennten Kamala Harris. Në numër rekord amerikanët kanë votuar, duke dëshmuar edhe njëherë, se demokracia rrah thellë në zemrat e Amerikës”, ka thënë ndër tjera Biden.

Exit mobile version