Qeveria Hoti ndan gati 10 mijë euro për video-spote lidhur me barazinë gjinore

0
16

Qeveria e Kosovës ka ndarë tender për krijimin e video-spoteve për Agjencionin për Barazi Gjinore.

Bazuar në njoftimin e Zyrës së Prokurorimit Publik të Kosovës, kontrata e nënshkruar për këto video-spote kap vlerën e saktësisht 9 mijë e 900 euro.

Aplikimi për këtë tender ka qenë i hapur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës deri më 7 korrik të këtij viti.