24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria emëron Naim Gashin drejtor të Agjencisë të Akreditimit

Qeveria e Kosovës ka emëruar, Naim Gashin drejtor të përgjithshëm të Agjencisë Kosovare të Akreditimit.

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu duke e arsyetuar këtë vendim tha se komisioni përkatës ka vendosur për këtë në bazë të performancës së tij në konkurs.

Ai ka thënë se në komision përzgjedhës kanë qenë tre sekretarë, një përfaqësues i Universitetit të Prishtinës dhe një nga organizatat joqeveritare.

”Janë shqyrtuar 13 kandidatë, dhe 11 prej tyre kanë hyrë në listë të shkurtër”, tha Veliu.

Si kandidat Ministria e ka propozuar Naim Gashin, që është miratuar me shumicë të votave në Qeveri të Kosovës, pa asnjë votë kundër dhe abstenim.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles