-1.6 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria e Kosovës demanton Vuçiqin

Qeveria e Kosovës ka mohuar se kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ta ketë kontaktuar kryeministrin Isa Mustafa, pas incidentit me trenin “rus”.

Vuçiq tha sot se ka pasur kontakte me shqiptarët në Kosovë pas incidentit me trenin të shtunën.

Faton Abdullahu, zëdhënës i Qeverisë, ka deklaruar për lajmi.net se nuk kanë pasur asnjë kontakt me Beogradin në natën e së shtunës.

Abdullahu i ka cilësuar si destruktive deklaratat e Vuçiqit, i cili tha se ka pasur kontakte me shqiptarët.

“As si Qeveri e as kryeministri Mustafa nuk kanë kontaktuar me Vuçiqin. Këto janë veç deklarata destruktive të tij”, është shprehur ai, raporton lajmi.net.

“Kemi pasur kontakte të veçanta me shqiptarët në Kosovë dhe besoj se të gjitha problemet do të zgjidhim në mënyrë të qetë, racionale dhe me mirëkuptim”, ka thënë Vuçiq sot në Davos.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles