4.3 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria do të formojë Asociacionin duke kushtëzuar serbët me pranimin e shtetit të Kosovës?

Qeveria e Kosovës ka nisur me përgatitjen e statutit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Qeveria në këtë statut do të miratojë edhe përdorimin e simboleve komunale të Republikës së Kosovës, shkruan Telegrafi i Serbisë.

Udhëheqësit e katër komunave në veri të Kosovës, kanë refuzuar stemën dhe simbolet e shtetit të Kosovës. Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveqani dhe Zubin Potoku vazhdojnë të operojnë pa vulën zyrtare të nënshkruar nga Presidenti, apo Ministria e Adminstrimit Lokal, transmeton lajmi.net

Institucionet kosovare kanë thënë se kjo është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin për Vetëqeverisje lokale, e cila e ka përshkruar mënyrën e funksionimit të komunave.

Me qëllim të përmbushjes së këtyre detyrimeve, Qeveria e Kosovës ka bërë që statuti i Asociacionit të bëhet me pranimin e simboleve komunale zyrtare të Republikës së Kosovës nga komunat serbe.

Kjo nga mediat serbe po cilësohet si metodë e Kosovës për të shtyerë realizmin e marrëveshjeve në Bruksel, pasi që e dinë se serbët nuk do t’i pranojnë stemat e Kosovës.

Kurse zëdhënësi i Ambasadës Amerikane në Kosovë, Michel Sean ka thënë se beson se tashmë është koha që të lihen mënjanë kundërshtimet personale, dhe të niset puna për hartimin e statutit të asociacionit.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles