Site icon Prishtinapress

Qeriqi thotë se ministri Abrashi tentoi ta korruptojë (Video)

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka akuzuar ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, se ka tentuar ta korruptojë atë përmes sekretarit të kësaj ministrie, duke i kërkuar llogarinë, para se të bëhen ndryshimet ligjore në Ligjin për veteranët.

Qeriqi thotë se ka refuzuar kategorikisht këtë ofertë. duke thënë se që nga ajo kohë ai nuk është ftuar në takime nga ministri Abrashi.

“Me siguri ato kanë shkuar me plan që të më përkrahin fianciarisht, e më pas të fillojnë me këto ndryshime ligjore, sepse patën premtuar disa herë edhe kryeministri, edhe ministri, që do të jem pjesë e këtyre ndryshimeve. Sepse, kemi qenë për ndryshime, por pozitive, e jo negative”, ka thënë Qeriqi.

“Me siguri e kanë menduar që më herët të më shpërblejnë, e më pas të merremi me këto ndryshime. Unë asnjëherë nuk pranoj për një qëllimin tim personal që t’i dëmtoj veteranët e luftës së UÇK-së”, ka theksuar Qeriqi.

Exit mobile version