Site icon Prishtinapress

Qeni i FSK-së shpëton deri tani 3 persona!

Qeni i trajnuar i Forcave të Armatosura të Kosovës, i cili po merr pjesë në operacionin e gërmimit të rrënojave pas tërmetit në Shqipëri ka shpëtuar deri tani tre jetë njerëzish, shkruan Indeksonline.

Në ndihmë për nxjerrjen e qytetarëve që janë nën gërmadha, drejt Shqipërisë janë nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës.

FSK janë angazhuar në misionet e shpëtimit në Durrës në Thumanë ku gjendja paraqitet më emergjente për shkak se kanë qenë më afër epiqendrës së tërmetit që goditi Shqipërinë.  Gjendja deri më tani vijon të duket alarmante.

Ndërsa përmes një fotografie shohim një pjesëtar të FSK-së ku me qenin e tij hero është në mision për të shpëtuar jetë.

Exit mobile version