Site icon Prishtinapress

PZAP sot bënë publike vendimet për mbi 200 ankesat e dorëzuara për rezultatin e zgjedhjeve

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka njoftuar se sot në orën 13:00 do të bëjë të ditura vendimet lidhur me ankesat që janë parashtruar në këtë institucion për rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, njofton mediat dhe publikun se brenda afatit ligjor prej 72 orëve do të vendos lidhur me apelet e paraqitura nga kandidatet për deputet të subjekteve politike, kundër vendimit të KQZ-së Nr. 860 të datës 04.03.2021 me të cilin vendim në ora 11:25 ka shpallur Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvend të Kosovës të mbajtura me datën 14 shkurt 2021. PZAP-i për përfundimin e vendimmarrjes meritore lidhur me këto apele sot rreth orës 13:00 do ti njoftoj mediat dhe opinionin publik përmes një njoftimi i cili do të publikohet në faqen zyrtare dhe Facebook të PZAP-it”, thuhet në njoftimin e PZAP-së.

PZAP thekson se kandidatet të cilët kanë apeluar vendimet e KQZ-së në PZAP do të njoftohen me kohë me vendime lidhur me apelet e parashtruara dhe kundër vendimeve të PZAP-it mund të paraqesin ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës brenda afatit ligjor prej 24 orëve nga momenti i njoftimit te tyre me vendime, ndërsa Gjykata Supreme e Kosovës ka për obligim që të marrë vendime lidhur më ankesat brenda afatit ligjor prej 72 orëve nga momenti i paraqitjes së tyre ne Gjykatë.

Vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës janë përfundimtare.

Exit mobile version