Site icon Prishtinapress

Punonjësit brazilianë hapin me ekskavatorë varreza masive, për t’i futur trupat e pajetë të viktimave të COVID-19

Punonjës të shumtë nga fusha e ndërtimtarisë janë parë duke hapur varre masive në Manaus të Brazilit.

E tëra kjo po ndodh në afërsi të varrezave të këtij qyteti brazilian, me qëllim që të varrosen të gjithë ata persona që kanë humbur betejën me COVID-19, transmeton Telegrafi.

Duke parë se numri i të vdekurve dita ditës po rritet, autoritetet braziliane kanë urdhëruar hapjen e varrezave masive nëpër të cilat do të futen trupat e pajetë të viktimave të coronavirusit.

Në këtë vend deri më tani janë infektuar mijëra persona dhe qindra tjerë kanë vdekur, pas përhapjes së masë të madhe të coronavirusit.

Pamjet e filmuara nga me dron shfaqin ekskavatorët dhe kamionët duke punuar në këto varreza masive, pasi autoritetet lokale kanë kërkuar që ato të jenë të gatshme në afat rekord.

Exit mobile version