Site icon Prishtinapress

Punimet në rrugën Deçan-Plavë, Ramosaj nesër takohet me shefin e OSBE-së

Misioni i OSBE-së nëpërmjet një komunikate për media të lëshuar mbrëmë, konfirmoi se punimet në zonën e mbrojtur në Manastirin e Deçanit janë ndaluar.
Kjo pasi Kisha Ortodokse Serbe u dëroi letër përfaqësuesve ndërkombëtar duke akuzuar Kosovën, se po rrezikon Manastirin e Deçanit në punimet që po bëhen në rrugën Deçan-Plavë.

Por përkundër kësaj punimet për ndërtimin e rrugës që lidh Deçanin me kufirin e Malit të Zi janë duke vazhduar.

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka konfirmuar për lajmi.net se punimet janë ndaluar vetëm në zonën e mbrojtur.

Vetë Ramosaj mbrëmë kishte bërë të ditur se nga kjo zonë janë larguar vetëm disa gurë të cilët paraqisnin rrezik për qytetarët. Dhe nuk ka pasur asnjë ndërhyrje tjetër.

“Punimet janë ndaluar vetëm në zonën e mbrojtur. Për rrugën Deçan-Plavë ato po vazhdojnë”, tha Ramosaj.

Ai bëri të ditur se gjatë ditës së djeshme ka pasur kontakte me përfaqësuesit e KFOR-it.

Duke theksuar se nuk është ndonjë problem i madh siç po e bëjnë serbët, largimin e disa gurëve nga ajo zonë.

“Kam pasur kontakte vetëm me KFOR-in me përfaqësues tjerë jo”, theksoi i pari i Deçanit.

Ramosaj tutje ka konfirmuar se pikërisht për këtë temë nesër do të ketë një takim me shefin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.

Sebërt po tentojnë medoemos që t’i ndalin punimet në rrugën Deçan-Plavë.

Madje mbrëmë reagoi edhe ministria e Kulturës në Serbi e cila akuzoi Kosovën se po rrezikon objektet e mbrojtura.

Ndaj këtyre akuzave kishte reaguar edhe deputeti Rasim Selmanaj, i cili tha se asfaltimi i rrugës në zonën e mbrojtur, është në të mirën edhe të Manastirit.

E ndërperjen e punimeve e ka përkrahur edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

Exit mobile version