Site icon Prishtinapress

“Punëtorja e ETC-së nga presioni në punë përfundojë me 45 kilogram dhe dhimbje shpine”

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në këto çaste janë duke biseduar për Ligjin e Punës. Shumë nga ta kanë vërejtje për punëdhënësit e sektorit priviat.

Sipas deputetëve, punëtorët në sektorin privat janë të shkelur nga pronarët e tyre, shkruan ORAinfo. Një ngjarje të vërtetë para deputetëve e ka treguar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina.

Ajo ka treguar qysh një studente për t’i mbuluar shpënzimet e studimeve ka filluar punën në rrjetin e marketeve ETC. Sipas Pantinës, kësaj studente i duhej të punonte nga 12 orë në ditë për t’i siguruar të ardhurat për studime.

“Por kjo studente pas një kohe kishte rëndje të madhe në peshë për shkak të presionit dhe ngarkesës fizike, duke u ankuar edhe për dhimbje shpine”, ka treguar deputetja Pantina, shkruan ORAinfo.

Ajo ka treguar se kjo studente ishte dënuar ashpër nga menaxherat e saj, gjatë kohës sa kishte punuar në ETC vetëm pse ishte vonuar dy ditë nga 2 minuta .

“Edhe pse është vonuar nga 2 minuta, ajo e ka mbajtur të gjithë orarin e punës prej 12 orësh, por për shkak të vonesës 2 minutshe ajo nuk është kompensuar për punën dy ditëshe”, ka thënë deputetja Pantina.

Kujtojmë që pronar i rrjetit të marketeve të ETC-së është zv/kryeministri i Kosovës Ramiz Kelmendi. ETC-ja shpesh është akuzuar për trajtim jo adekuat ndaj punëtorëve. /ORAinfo/

Shqipe Pantina, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje

Exit mobile version