I ndjeri me inicialet N.H nga fshati Subofc i komunës së Podujevës, është djali i vetëm i familjes pas pesë vajzave.
Ai qysh në moshën 12-vjeçare ishte përballur me humbjen e babait dhe që nga ajo kohë ka punuar për t’u kujdesur për familjen
Lidhur me rastin, detaje ka dhënë edhe Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës.
Ajo ka bërë të ditur se N.H ka vdekur pas plagëve të marra pas rrëzimit nga shkalla në lartësi 4-5 metra.
