9.8 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Punëtori i ATK’së arrestohet në Serbi, OVL thotë se s’ka qenë pjesë e UÇK’së

Është arrestuar Marjan Gjoka në Serbi, ai është punëtor i Administratës Tatimore.

Edhe një tjetër kosovar ka përfunduar nën pranga në Serbi.

Kësaj radhe është Marjan Gjoka, të cilin një ditë më parë e ndaluan autoritetet serbe.

Gjoka që është shtetas nga Gjakova po kalonte transit nëpërmjet Serbisë.

E për këtë ndalim ka reaguar Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i cili ka shprehur shqetësimin e tij për ndalimin e zyrtarit kosovar që është punonjës i Administratës Tatimore.

E për këtë punë, Pacolli i ka shkruar letër edhe Përfaqësues së Lartë të BE-së, Frederica Mogerinit, duke paralajmëruar masa mbrojtëse.

Ndërkaq në Ministrinë e Punëve të Jashtme thonë se po merren me rastin.

Ndërsa në Administratën Tatimore të Kosovës, ku Gjokaj punon, thonë se nuk kanë informata zyrtare për rastin.

Marjan Gjokaj është udhëheqës ekipi në Drejtorinë Rajonale të ATK në Gjakovë, ndërsa sa i përket arrestimit të tij në Serbi ne ende nuk kemi informata zyrtare. Gjoka në këtë udhëtim ka qenë privatisht.

Sipas informacioneve, Gjokaj dyshohet për vepër penale të terrorizmit të kryer gjatë viteve 90-të.

E gjatë ditës për T7, kryetari i veteranëve, Hysni Gucati, ka konfirmuar se Gjokaj nuk është në listën e ish-pjesëtarëve të UÇK-së siç ishte raportuar.

Ndërkohë, kohëve të fundit Serbia ka ndaluar në biseda informative edhe disa qytetar serb të Kosovës të cilët janë lojal ndaj qeverisë në Prishtinë.

Në mesin e të ndaluarve ka qenë edhe Sllobodan Petroviq, që është edhe deputet i Kuvendit të Kosovës.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles