6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Publikohet Indeksi i Reformës së Transparencës Komunale

Organizata Jo-qeveritare Emancipimi Civil Ma Ndryshe organizon konferencë në kuadër të cilës do të publikohet Indeksi i Reformës së Transparencës Komunale.

Panelistë në këtë organizim do të jenë: Shpend Ahmeti, kryetar i Komunës së Prishtinës, Mimoza Kusari-Lila, kryetare e Komunës së Gjakovës dhe Idriz Vehapi, kryetar i Komunës së Rahovecit.

EC Ma Ndryshe ka hartuar Indeksin e Reformës së Transparencës Komunale duke dizajnuar 13 grupe indikatorësh/faktorësh, të cilët ofrojnë një pasqyrë e vlerësim të hollësishëm të transparencës së 15 komunave të Kosovës.

Në këtë konferencë do të publikohet Indeksi i Reformës së Transparencës Komunale, duke analizuar dobësitë, por edhe praktikat e mira të pushtetit lokal kundruall transparencës dhe llogaridhënies.

Projektin “Indeksi i Reformës së Transparencës Komunale”, EC Ma Ndryshe e ka iniciuar nga maji i vitit 2015 dhe i njëjti ka shtrirje në komunat: Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, pastaj Suharekë, Rahovec, Malishevë, Dragash, Mamushë, Shtërpcë, Vushtrri dhe Klinë.

Projekti në fjalë ka për qëllim që ti asistoj komunat në identifikimin e mangësive kryesore sa i përket transparencës sikurse edhe të ofroj udhëzime për adresimin dhe tejkalimin e tyre.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles