Site icon Prishtinapress

Publikohet agjenda e marshit për Ramush Haradinajn

Në një komnunikatë të lëshuar për media AAK ka bërë të ditur për formën e marshit që do të organizohet sot në ora 13:00 në Prishtinë.
AAK ka bërë të ditur se “Nën moton “Ramush Haradinaj është Kosova”, sot në orën 13 përballë Pallatit të Rinisë, të New Born-i, fillon marshi protestues në mbështetje të Haradinajt.

Pjesëmarrësit e këtij marshi do të parakalojnë rrugëve të qytetit e deri te Ambasada Franceze në Prishtinë.
Marshi është paqësor dhe është i mbështetur nga pothuaj të gjitha partitë politike, organizatat dhe një pjesë e madhe e lëvizjeve qytetare e civile.

Haradinaj po mbahet në paraburgim në Francë, kjo sipas një fletarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.
Ndalimi dhe mbajtja e Haradinajt, ka shkaktuar një valë të madhe reagimesh në Kosovë, në Shqipëri dhe në Diasporë”, thuhet në komunikatën e AAK.

Exit mobile version