Site icon Prishtinapress

Publikohen fotot e pronarit të jahtit në Shëngjin, dyshohet se mund të jetë vrarë

Të tjera detaje kanë dalë në dritë për jahtin luksoz që u gjet i braktisur në Shëngjin ditën e djeshme.

Mësohet se pronari i mjetit lundrues “Atik Bey” është 31 vjeçari Sevgin Yavuz i cili ka lundruar i vetëm nga Tivari në Malin e Zi për të përshkuar detin Adriatik.

Policia kufitare ka gjetur pasaportën e 31 vjeçarit dhe dokumentacionin që vërteton pronësinë e jahtit luksoz.

Që prej ditës së djeshme autoritetet shqiptare nuk janë në dijeni për zhdukjen e mistershme të biznesmenit Yavuz.

Deri tani nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij por ka dyshime se ai mund të jetë marrë peng ose mund të jetë ekzekutuar.

Mjeti lundrues me flamur turk, me motorë të ndezur, u pikas dje nga disa peshkatarë, të cilët pasi nuk kanë parë asnjë lëvizje, kanë bërë njoftimin e Rojës Bregdetare.

Këta të fundit mbërritën menjëherë në vendin ku ndodhej jahti, duke e rimorkiuar dhe ankoruar në Portin e Shëngjinit.

Exit mobile version