Pse Lutfi Haziri nuk ishte pjesë e takimit të grupeve punues mes LDK’së dhe VV’së, flet Gashi

0
25

Arben Gashi nga LDK’ja ka folur pas përfundimit të takimit të grupeve punues të LDK dhe VV’së.

Gashi pas këtij takimi u pyet nga mediat për rolin e nënkryetarit të LDK’së, Lutfi Hazirit në punën e këtyre grupeve punues.

“Haziri është nëkryetar që ka rolin e vetë në mënyren se si LDK i përcakton gjërat, ndërsa për takiimin e Vjosa Osmanit me Albin Kurtin ka qenë një takim punë që duhet të deklarohen ata. Nuk e di, Isa Mustafa e përcakton grupin e vetë, nënkryetarët do të jenë në nënshkrimin e marrëveshjes, por vendimet merrën nga këshilli i partisë dhe kryesia të cilat janë vendimarrëse të partisë” , ka thënë Gashi.

Tutje, Gashi ka thënë se këto negociat janë duke u diskutu në nivel tematik dhe se siç thotë ai ‘ne ishim të thirrur për të marr pjesë ngase jemi njerëz që jemi marrë më shumë më sundim të ligjit’.