Analisti, Ilir Ibrahimi, ka thënë se Partia Socialdemokrate luftën më të madhe do ta ketë me Lëvizjen Vetëvendosje.
Sipas tij, mënyra se si deputetët e Vetëvendosjes u larguan nga Lëvizja la shihje të hidhur tek qytetarët.
“Te Partia Socialdemokrate, nga mënyra se si ka ardhur kjo, do të jetë sfida më e madhe, pasi që nga momenti kur është vendosur se do të ketë një ndarje në Vetëvendosje dhe mënyra se si janë larguar ka lënë një shihje të hidhur tek qytetarët, prandaj kjo do të jetë sfida më e madhe”.
“Unë mendoj se lufta e tyre më e madhe do të jetë me ish-subjektin e tyre, Vetëvendosjen”.
Ai ka thënë se sfidë tjetër do të jetë fakti se qyetarët kanë humbur besimin tek politikanët.
“Klasa jonë politike në përgjithësi problemin më të madh e ka të integriteti, fatkeqësisht ky fat do ta ndjekë edhe Partinë Socialdemokrate”. /klanks/