8.5 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Prova bindëse që mund të mos jemi vetëm”: Pentagoni publikon zyrtarisht tri videot që tregojnë UFO-t

Pentagoni ka publikuar zyrtarisht tri video të shkurtra që tregojnë “fenomene ajrore të paidentifikuara” që më parë ishin lëshuar nga një kompani private.

Sipas mediave amerikane, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë ato që duket se janë objekte të panjohura fluturuese që lëvizin me shpejtësi ndërsa regjistrohen nga kamerat infra të kuqe.

Dy nga videot përmbajnë anëtarët e shërbimit që reagojnë me frikë se sa shpejt lëvizin objektet. Një zë spekulon se mund të jetë një dron.

Ndërsa sipas CNN, Marina më parë pranoi vërtetësinë e videove në shtator të vitit të kaluar.

Ata po i publikojnë zyrtarisht tani, “në mënyrë që të sqarojnë çdo ide të gabuar nga publiku nëse pamjet që kanë qarkulluar ishin të vërteta, apo nëse ka apo jo më shumë në video”, sipas zëdhënëses së Pentagonit, Sue Gough.

“Pas një rishikimi të plotë, departamenti ka përcaktuar që lëshimi i autorizuar i këtyre videove të paklasifikuara nuk zbulon ndonjë aftësi apo sistem të ndjeshëm”, tha Gough në një deklaratë, “dhe nuk imponon asnjë hetim të mëvonshëm të ndërhyrjeve ushtarake të hapësirës ajrore nga fenomene të paidentifikuare ajrore”.

Videot u publikuan për herë të parë midis dhjetorit 2017 dhe marsit 2018 nga “To The Stars Academy of Arts & Sciences”, një kompani që thotë se studion informacione rreth fenomeneve ajrore të panjohura.

Në vitin 2017, një nga pilotët që pa një nga objektet e paidentifikuar në vitin 2004 i tha CNN se ai lëvizi në mënyra që ai nuk mund ta shpjegonte, përcjell Telegrafi.

“Ndërsa u afrova me të … ai u përshpejtua me shpejtësi në jug, dhe u zhduk në më pak se dy sekonda”, tha piloti në pension i Marinës amerikane, David Fravor. “Kjo ishte jashtëzakonisht e papritur, si një top ping-pongu, duke kërcyer nga një mur. Ai godiste dhe shkonte në rrugën tjetër”.

Pentagoni ka studiuar më parë regjistrimet me objekte të panjohura, si pjesë e një programi të klasifikuar që u nis me urdhër të ish-senatorit Harry Reid nga Nevada.

Programi u lansua në vitin 2007 dhe përfundoi në vitin 2012, sipas Pentagonit, sepse ata vlerësuan se kishte prioritete më të mëdha për të cilat kishin nevojë për fonde.

Sidoqoftë, Luis Elizondo, ish-drejtuesi i programit të klasifikuar, i tha CNN në 2017 se ai personalisht beson se “ka prova shumë bindëse që ne mund të mos jemi vetëm”.

Reid shkruajti të hënën se ishte “i lumtur” që Pentagoni lëshoi zyrtarisht videot.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles