7.7 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Protestuesit kërkojnë nga presidenti mos ta dekretojë Ligjin për Paga

Para Qeverisë së Kosovës po protestojnë dy sindikata lidhur me pakënaqësitë për Ligjin e Pagave.

Sindikalistët e Shërbimit korrektues dhe ata të KEK-ut, po shprehin pakënaqësitë e tyre lidhur me këtë Ligj.

Duke përmendur vështirësit e punëtorëve të Shërbimit Korrektues, kryetari i sindikatës, Zenun Sadikaj, tha se të njëjtit meritojnë kushte me të mira ekonomike.

Ai po ashtu kërkoi nga presidenti i vendit që Ligji për Paga të rikthehet prapa.
Kërkesë të njëjtë kanë edhe sindikalistët e KEK-ut.

Nënkryetari i kësaj sindikate, Nexhat Llumnica, tha se ata do të vazhdojnë me protesa dhe greva deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Protesta në fjalë u përkrah edhe nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles