Site icon Prishtinapress

Protestuesit: Gjakova nuk harron, Serbia nuk kalon

Po vazhdon protesta e qytetarëve të Gjakovës, të cilët kanë dalë kundër pelegrinëve serbë të cilët pritet të vizitojnë këtë qytet gjatë ditës së sotme, për shkak të festës së Pashkëve.Megjithëse ende nuk kanë arritur pelegrinët serbë, nënat gjakovare të shoqëruara nga shumë qytetarë të tjerë janë duke bërë thirrje të ndryshme kundër tyre.

“Gjakova nuk harron, Serbia nuk kalon”, është thirrja e tyre e njëzëshme, përderisa në duar po mbajnë edhe pankarta me mbishkrime si: “Gjaku i fëmijëve shqiptarë të vrarë nga kriminelët serbë nuk falet”, “Institucione, duhet të merrni përgjegjësi për të pagjeturit”.

Exit mobile version