Site icon Prishtinapress

Protestojnë punëtorët e Pallatit të Rinisë, nuk morën rroga për dy muaj

104 punëtorët e Pallatit të Rinisë kanë hyrë në grevë që nga data 28 shtator.

Arsyeja e kësaj është mosmarrja e pagave për dy muaj rresht.

Të njëjtit sot janë duke protestuar pikërisht para Pallatit të Rinisë, duke kërkuar kështu dhënien e rrogave dhe plotësimin e kushteve të nevojshme të punës, shkruan Indeksonline.

Në dhjetorin e vitit të kaluar Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që Pallati i Rinisë dhe Sporteve, nga AKP-ja të kalojë në pronësi të Komunës së Prishtinës përderisa më 12 shtator të këtij viti AKP kishte bërë zyrtarisht dorëzimin e Pallatit të Rinisë tek Komuna e Prishtinës./Indeksonline/

Exit mobile version