Site icon Prishtinapress

Protestë për ligjin e ri të regjistrimit të veturave

Me ligjin e ri për automjete me rastin e regjistrimit të automjetit, pronari i mjetit nuk mund ta bëjë regjistrimin apo vazhdimin e regjistrimit të mjetit me veprim motorik, as ndërrimin e pronarit, pa e bërë shlyerjen e gjobave për kundërvajtje në trafikun rrugor.

Me këtë ligj janë atakuar tregtarët e automjeteve, të cilët e kanë me vështirë të shesin vetura për shkak të hezitimit të qytetarëve për t’i blerë.

Për këtë, tregtarët e veturave dhe qytetarët do të protestojnë sot duke filluar nga ora 10:00 para qendrës së regjistrimit në Prishtinë.

Ndryshe, me ligjin e ri, pasi që të ndërrohet pronësia e automjetit, shitësi i automjetit obligohet që ta çregjistrojë automjetin.

Me këtë ligj, pronari i mjetit duhet t’i ndërroj targat e regjistrimit me të reja nëse njëra nga targat i ka humbur, dëmtuar, shkatërruar, amortizuar deri në atë masë që bëhet e papërdorshme.

”Dënohet me gjobë nga njëqind (100) € personi i cili vepron në kundërshtim me paragrafin 1 të këtij neni” thuhet në ligj.

Exit mobile version