Site icon Prishtinapress

Protestë për Haradinajn në Colmar, thirrje për shqiptarët që jetojnë në Europën Perëndimore

Këshilli për organizimin e protestës për lirimin e Ramush Haradinajt ka ftuar të gjithë shqiptarët që ndodhen në Evropën Perëndimore, të mobilizohen dhe të marrin pjesë në protestën e rashës të organizuar për lirimin pa kusht të Haradinajt, transmeton Gazeta Express

“Ndalimi i z. Ramush Haradinajt nga autoritetet e Republikës së Francës më 4 janar 2017 mbi bazën e një fletarresti të konstruktuar nga regjimi terrorist i Serbisë dhe mbajtja e  kushtëzuar e tij të qëndrojë në Francë është sinjal se PADREJTËSIA TROKET NË DYERT E KOSOVËS!”, thotë komunikata për media.

Këshilli për organizimin e protestës për lirimin e Haradinajt fton të gjitha strukturat e organizatave politike, shoqatave, klubeve dhe formave tjera të organizuara të shqiptarëve në Evropën Perëndimore që të bashkuar të kërkojmë që autoritetet e drejtësisë franceze dhe të shteteve tjera të mos veprojnë sipas urdhrave politikë të regjimit të Beogradit.

Protesta do të mbahet të shtunën në orën 14:00, në adresën “9 Avenue Raymond Poincare, 6800 Colmar – Francë”.

Exit mobile version