Site icon Prishtinapress

Protestë në QKUK, infermierët kërkojnë rritjen e pagesës për ndërrimin e natës

Infermierët sot do të protestojnë para Klinikë së Kirurgjisë në QKUK, për rritje të pagesës së ndërrimit të natës.

Në njoftimin e bërë për mbajtje të protestës thuhet se “deri sa Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi ka buxhet të ndajë fonde prej 200 mijë eurove për kafe, ndërsa ka buxhet poashtu që t’ua paguajë energjinë elektrike minoriteteve, sigurisht që duhet të ketë buxhet edhe për rritje të pagesës së ndërrimeve të natës për infermier, pagesë të punës gjatë vikendeve dhe orët shtesë si dhe pagesën e rrezikshmërisë në punë”.

Përmes këtij njoftimi u është bërë ftesë edhe Sindikatës së Infermierëve të Kosovës dhe Odës së Infermierëve që t’i bashkohen protestës.

Exit mobile version